Injorohet martesa e princit serb

Lajme

Injorohet martesa e princit serb

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 23:00
Princi Mihajlo me Ljubica Ljubisavljeviç

Dasma e princit serb Mihajlo Karadjordejeviç të dielën ishte një dasmë e profilit të ulët, shkruan afp-ja.

Në dasëm e gjyshit të tij, mbretit Alenxander I të Jugosllavisë, pothuajse një shekull më parë, më shumë se 100 mijë njerëz shtyheshin nëpër rrugët e Beogradit dhe në shi për të festuar.

Ndërsa dasma e princit Mihajlo ishte mbuluar nga tabloidët por e injoruar në masë të madhe nga mediat e tjera.

Princi 30-vjeçar u martua me Ljubica Ljubisavljeviç, një farmaciste e lindur në Beograd, në Kishën Ortodokse të Shën Gjorgjit në Oplenac në Serbinë qendrore, vend ky në të cilin janë varrosur anëtarët e dinastisë së Karadjordejeviç.

Vetëm 150 pjesëtarë nga familjet mbretërore morën pjesë, për të iu bashkuar kështu ceremonisë me 300 të ftuar.

Në mesin e tyre kishte fëmijë me veshje tradicionale serbe, personalitete të huaja dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, përfshirë princin Aleksandri ll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat