Prindërit takojnë për herë të parë binjakët pas operimit 27 orësh

Lajme

Prindërit takojnë për herë të parë binjakët pas operimit 27 orësh

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 17:09
Nëna me foshnjën

Foshnjet binjake siameze, të cilat arritën me shumë sukses të përballojnë operimin e tyre më të rrezikshëm prej 27 orësh, tani janë në gjendje të mirë.

Jadon dhe Anias McDonald, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë nën kujdes të veçant në spitalin e fëmijëve në Bronx.

Qysh nga rasti i tillë kur binjakët u ndanë nga njëri –tjetëri pasi ishin të ngjitur për një koke, mesazhet mbështetëse dhe inkurajuese nuk kanë munguar asnjëherë.

Vetëm një javë më vonë pas disa ditësh operimi, foshnjet tashmë flenë secili në shtretërit e tyre.

‘’Është e mahnitshme se si njerëzit e huaj, të panjohur, i duan aq shumë bebet tona’’ ka thënë babai i binjakëve Christian McDonald.

E vetëm katër ditë pas operimit të tyre historik, nëna e binjakëve Nicole, më në fund arriti të mbaj në krahët e saj me shumë dashuri, Anias-in e vogël i cili gjendej në njërin shtrat, derisa në tjetrën anë, Jadon kishte hapur sytë për herë të parë.

Ndërkaq në përkrahje dhe mbështetje të prindërve, ka qëndruar cdo herë Dr.Sanjay Gupta, që sqaroi se si po qëndron edhe shëndeti i fëmijëve.

‘’Ata janë duke u shëruar. Ti e di, Jadon tashmë ka hapur sytë dhe ai vetëm vëzhgon me sytë e tij. Ai nuk ishte në gjendje të lëvizte anën e tij të majtë, por tani ai po lëvizë krahun e tij të majtë’’ ka përfunduar babi i binjakëve Christian.

Por nëna e tyre Nicole, e cila me shumë dhimbje shikon fëmijët e saj të shtrirë, tha se e pa Jadon derisa i buzëqeshi asaj..

‘’Po në gjithë atë rrëmujë. Ai ishte në kërkim për mua, ai më shikonte drejt në sy. Është ai i cili po mundohet të largojë të gjithë tubat’’

Sipas raportimeve frika më e  madhe e nënës së tyre, është nëse fëmija i saj Anias, nuk do mund të përballojë gjithë këtë situatë. Kjo pasi ai është duke u shëruar me një ritëm të ngadaltë prandaj Nicole  tha se ‘’nuk ka shumë shpresë për të’’.

Binjakët këtë të enjte edhe njëherë u futën në sallën e operimit për të ndërruar fashot mbi kokat e tyre.

E për këtë gjë mjekët thanë se vogëlushët janë në shërim e sipër, përcjellë Klan Kosova.

Fotografitë e mëposhtme, tregojnë më së miri gjendjen shpirtërore të prindërve të binjakëve Jadon dhe Anias kur takuan për herë të parë, fëmijët në fjalë pasi ata u ndanë pas një operimi 27 orësh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat