Kërkohet fuqizim i masave kundër duhanit

Lajme

Kërkohet fuqizim i masave kundër duhanit

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 17:48
Ilustrim

Brenda vitit në Kosovë regjistrohen rreth 2000 vdekje të parakohshme të sëmundjeve të sistemeve të ndryshme të lidhura drejtpërdrejt me duhan-pirjen, duke shkaktuar kështu humbje shpirtërore dhe ekonomike për familjet dhe shoqërinë kosovare.

Kështu u tha në takimin e Këshillit Ndërministror për Kontroll të Duhanit në Ministrinë e Shëndetësisë, ku u raportua rreth nivelit të zbatimit dhe shkeljeve të Ligjit për Kontrollin e duhanit, aktiviteteve në vijim dhe hapave të tjerë me qëllim të fuqizimit të zbatimit të tij.

“Në takim u theksua se shkeljet më të mëdha janë në sektorin e gastronomisë, ndërkohë që u kritikuan edhe institucionet publike, për shkelje të evidentuara të ligjit në to. Në këtë takim të Këshillit u bë e ditur gjithashtu se tashmë është bërë Korniza e një Plani Kosovar për Kontroll të Kancerit me fokus në aktivitetet e ndërgjegjësimit, derisa u theksua se do të kërkohet më shumë përgjegjësi nga institucionet monitoruese dhe zbatuese të këtij ligji. Në mënyrë të veçantë dhe me qëllim të sigurimit të një ri-përkushtimi për ta zbatuar ligjin, pritet që muajin që vjen në Prishtinë të mbahet një takimi i nivelit më të lartë, me qëllim që autoritetet qendrore dhe ato lokale të tregojnë vendosmërinë e tyre për ta zbatuar ligjin, duke pasur parasysh involvimin e ulët deri tash të autoriteteve lokale në zbatimin e këtij ligji nëpër komunë të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Shëndetsisë.

Gjithashtu, aktivitetet do të përcillen edhe me një fushatë përkrahëse për zbatimin e ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat