Historia tronditëse e vajzës që iku nga kryengritësit e Boko Haram

Lajme

Historia tronditëse e vajzës që iku nga kryengritësit e Boko Haram

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 15:47
Aminata

Një adoleshente e cila ka arritur të ikë nga Boko Haram, ka treguar për terrorin që ka përjetuar duke jetuar me këtë grup terrorist.

Aminata, ishte rrëmbyer nga grupi terrorist në qytetin e saj të lindjes, Borno State në Nigeri dy vite më parë.

17 vjeçarja nuk kishte zgjidhje tjetër, përpos që të jetonte me grupin famëkeq të cilët e bënë atë dëshmitare të shumë gjërave të këqija.

Intervista që do e lexoni më poshtë është zhvilluar në një lokacion të sigurt nga një punonjëse e UNICEF.

Kjo është historia e Aminata:

Unë  kam ra në kontakt me kryengritësit e Boko Haram në qytetin tim të lindjes në Borno State, në veri – lindje të Nigerisë.

Ata më kanë parë kur po qëndroja në shtëpinë e dajën tim, gjatë sulmit të tyre të parë në qytetin tonë. Unë kam jetuar me dajën që kur ishte dyvjeçare.

Babai im biologjik dhe familja ime jetonin në Kamerun.

Boko Haram, e vizituan dajën tim dhe e bindëm atë që t’iu bashkëangjitej. Ata gjithashtu e pyetën nëse kishte ndonjë vajzë në atë rrethinë. Ata ofronin një mijë nxira për çdo vajzë.

Isha e ulur afër gjyshes kur ata më zvarriten për në veturë. Më dërguan në një lokacion të panjohur, jashtë qytetit. Më kishin marrë mua dhe 14 vajza të tjera fqinje. Qëndrova aty për dy muaj dhe më pas ata më detyruan që të martohem  me një nga kryengritësit.

Përpara se të martohesh me një kryengritës, së pari duhet të jesh shërbëtore. Lanë pjatat dhe gatuan për kryengritësit. Por kur martohesh, atëherë ti bëhesh grua dhe fokusohesh vetëm tek ai. ‘Dasma’ nuk ishte fare luksoze. Nuk kishte veshje, kremra ose dhurata.

Unë kisha të veshur rrobat e vjetra dhe shkova tek shtëpia e “burrit tim”, që ishte një kasolle me një dhomë. Ishte aty vendi ku ne jetuam. Çdo herë kur bënim seks, unë refuzoja e ai më rrihte dhe më përdhunonte.

Nuk mund t’i numëroj sa herë më ka rrahur.

Kam jetuar atje me një grup të armatosur për dy vite radhazi. Ishte një eksperiencë e tmerrshme.

Kam qenë dëshmitare e gjërave të tmerrshme, duke përfshirë këtu edhe therjen e grave nga kryengritësit. Ata i vrisnin gratë që refuzonin të martoheshin me ta.

Njëherë ata e kuptuan që një burrë ishte martuar me një grua, pa u treguar atyre. E groposën gjerë në kokë dhe më pas e goditnin me gurë derisa vdiq. Ishte ndëshkim publik, të cilin ishim të detyruar ta shohim.

Ne madje nuk kishim ushqim të mjaftueshëm. Kryengritësit duheshin që të vjedhnin ushqimin nga fshatrat për të na siguruar ushqimin, pasi ata nuk kishin ushqim. Burri im, kishte tri gra përpara meje të cilat kishin hedhur veten në erë.

Por ai kishte vendosur, që unë të vazhdoja të isha gruaja e tij. Por dy javë më vonë, ai u martua me nj grua tjetër dhe unë isha shumë e frikësuar. Ai më thoshte se nëse ai dëshiron mund të na dërgonte të dyjave në qytet që ta hedhim veten në erë.

Tri ditë, më pas unë i thash një gruaje se do të shkojë ta vizitojë gjyshem në një fshat të afërt. Burri më kishte lejuar të shkoj atje për tri ditë.

Isha së bashku me gjyshen në fshat kur arriti ushtria që të luftojë me kryengritësit. Pas betejës, ata më morën mua me vete për në Bama. Qëndrova atje bashkë me ushtarët për një muaj, para se të vija këtu. Daja dhe vëllezërit e tij po vazhdojnë të qëndrojnë aty me kryengritësit dhe unë i kam parë ata duke kryer vepra të tmerrshme, përfshirë këtu edhe vrasje.

Më mungon shumë familja ime dhe shpresoj shumë që të mund t’i shoh sërish. Kemi qëndruar të ndarë për një kohë shumë të gjatë. Ata jetojnë në Kamerun.

Shpresoj shumë se secili njeri që është rrëmbyer nga Boko Haram do të mund të riintegrohen në shoqëri.

Këtu jam që katër muaj. Jam shtatzënë. Kur kuptova këtë gjë, isha shumë e mërzitur, pasi që fëmija është i kryengritësit. Shtatzënia po më shkon shumë vështirë. Por njerëzit në këtë kamp janë shumë të mirë me mua.

Njerëzit më pyesin se si kam ikur dhe kur u tregoj se çfarë ka ndodhur me mua atje të gjithë e falënderoj Zotin që kam shpëtuar nga ata.

Të gjithë më kanë mbështetur shumë. Më mungojnë vetëm ushqimi dhe familja. Shpresoj shumë që në të ardhmen të martohem dhe të filloj një biznes. Por, fatkeqësisht nuk kam qenë kurrë në shkollë dhe nuk mund ta filloj tani.

Por jam e lumtur. Jam tepër shumë e lumtur që nuk jam më me kryengritësit. Dua t’i falënderoj të gjithë personat që më kanë ndihmuar. Por gjithë çfarë dua është që të shoh familjen time sërish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat