Anëtarësimi i KQZ-së në ACEEEO, mundësi për ngritjen profesionale

Lajme

Anëtarësimi i KQZ-së në ACEEEO, mundësi për ngritjen profesionale

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 13:16
Pamje nga takimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë ka vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, ku është diskutuar thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, si dhe anëtarësimi i KQZ-së së Kosovës në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhor Evropian.

Fillimisht kryetarja Valdete Daka solli në vëmendje anëtarësimin në ACEEEO me të drejta të plota të KQZ-së së Kosovës.

“Tani edhe Republika e Kosovës e ka vendin e vet në ACEEEO dhe ne besojmë se si trupa menaxhuese të zgjedhjeve mund të përfitojmë në ngritjen profesionale”, tha Daka, duke shprehur falënderim për KQZ-në e Shqipërisë për mbështetjen e madhe që ka dhënë në këtë drejtim.

Ndërsa, kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë, Lefterije Luzi përgëzoi edhe një herë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për anëtarësimin në ACEEEO, duke u bërë anëtari i 25-të inctitucional i këtij Asociacioni.

Kryetarja e KQZ-së, Daka ndau mirënjohje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë dhe kryetaren e këtij institucioni, Luzi për mbështetjen e dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës për anëtarësim në ACEEEO.        

Në fund të takimit, anëtarët e të dy institucioneve u dakorduan për thellim të bashkëpunimit dhe se mund të përfitohet nga përvojat gjatë proceseve zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat