Mbahet provimi për zyrtarët konsullorë të MPJ-së

Lajme

Mbahet provimi për zyrtarët konsullorë të MPJ-së

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 12:03
Pamje nga provimi

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencia e Regjistrimit Civil, bazuar në Ligjin për Gjendjen Civile dhe Udhëzimin Administrativ (MPB) Nr. 02/2015, për kushtet dhe procedurat e dhënies së provimit profesional, mbajti provimin profesional për zyrtarët konsullor të Ministrisë së Punëve të Jashtme, njofton kumtesa zyrtare.

Paraprakisht Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Instituti i Kosovës për Administratë Publike, kanë organizuar trajnimin në fushën e Gjendjes Civile, Regjistrimit Civil dhe përdorimit të sistemit të Gjendjes Civile, për zyrtarët konsullor të Ministrisë se Punëve të Jashtme.

Agjencia e Regjistrimit Civil ka përmbushur obligimin ligjor rreth organizimit të trajnimit në fushën e Gjendjes Civile për zyrtaret Konsullor të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja në fushën e Gjendjes Civile e stafit diplomatik të MPJ-së, të ngarkuar me çështje konsullore, nëpër misione në botë, si dhe për stafin e çështjeve konsullore në MPJ, si kusht për paraqitjen e provimit profesional.

Pjesëmarrës në trajnim ishin 26 zyrtarë të MPJ-së të ngarkuar me çështje konsullore./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat