Daçiq flet për serbët e arrestuar për terrorizëm në Mal të Zi

Lajme

Daçiq flet për serbët e arrestuar për terrorizëm në Mal të Zi

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 09:36
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, duke iu referuar nivelit të komunikimit me Malin e Zi, pas arrestimit të një grupi njerëzish nga Serbia me dyshimin se au përpoqën të organizojnë akte terroriste, tha se vendit i tij është i interesuar në mënyrë jetike për stabilitetin në rajon dhe për “këtë arsye  kjo situatë sa më shpejt që të jetë e mundur do të zgjidhet”, raportojnë mediat serbe.

“Me qytetarët e dyshuar dhe të ndaluar të Serbisë është  arritur qasje konsullore dhe informacionet e marra tregojnë se ata deklarohen të pafajshëm”, ka thënë kryediplomati serb për  Radio Televizionin e Vojvodinës.

Gjithashtu, tha ai, në përputhje me praktikën diplomatike është vendosur edhe komunikimi me ministrinë përkatëse të Malit të Zi, gjë që  Serbia është  informuar për të burgosurit dhe të dyshuarit në këtë rast.

Shefi i diplomacisë serbe  tha se nuk e di se në çfarë gjendje është ish-kreu i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiq, i cili ishte në mesin e të arrestuarve në Mal të Zi, duke shtuar se e dinte se ai ishte nën përcjelljë në kohën sa ishte në krye të xhandarmërisë serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat