Kapet në flagrancë duke ia rrëmbyer foshnjën 14-muajshe në supermarket

Lajme

Kapet në flagrancë duke ia rrëmbyer foshnjën 14-muajshe në supermarket

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 18:19
Pamje nga video

Një grua ka mbetur e shokuar kur pas shpinës së saj u shfaq një burrë, i cili tentoi t’ia rrëmbej foshnjën që ishte në karrocë derisa po blinte gjësende të ndryshme në supermarket.

Florence Monauer ka thënë se një burrë i panjohur ishte afruar për të biseduar me vajzën e saj 14-muajshe Emery, derisa ajo ishte habitur duke shikuar disa artikuj.

Por fatmirësisht ajo kthen kokën me kohë dhe e gjen burrin duket tentuar t’ia rrëmbej foshnjën, dhe në tentim për t’i shpëtuar akuzave fillon të qesh kinse po e përqafon vogëlushen.

“Fatmirësisht Emery filloi të qajë dhe aty e kuptova se diçka nuk është në rregull. Në ato momente u ktheva dhe pashë një burrë që e kishte kapur, por menjëherë ia rrëmbeva nga dora dhe e pyeta se pse e kishte marrë pa leje”, ka deklaruar 33-vjeçarja Florence.

Por e gjithë kjo ngjarje është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit që gjendet në Houston të Teksasit.

Ajo e kishte paraqitur rastin në polici, edhe pse në fillim ishte e bindur se bëhet fjalë për sjellje të çuditshme të një burri e jo për rrëmbim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat