Ambasada amerikane lanson faqen e re të internetit, aty mund të informoheni edhe për vizat

Lajme

Ambasada amerikane lanson faqen e re të internetit, aty mund të informoheni edhe për vizat

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 13:16
Ilustrim

Ambasada amerikane në Kosovë ka hapur një ueb-sajt të ri, ku qytetarët mund të informohen për sektorë të ndryshme të punës së Ambasadës. Në këtë ueb-sajt mund të lexoni për vizat, shërbimet për shtetas amerikan, informatat për liderët aktualë të qeverisë dhe historinë e marrëdhënies mes SHBA’së dhe Kosovës.

Gjithashtu mund të merrni informata mbi bërjen e biznesit në SHBA dhe ofrimin e ndihmës për eksportues amerikanë, për arsim dhe kulturë e shumë çka tjetër.

Ueb sajti me pamje të re ka shtatë seksione ku paraqiten tema të gjera që mund të ju interesojnë. Seksionet janë më tej të ndara në nënkategori për t’ju ndihmuar që të gjeni informata specifike. 

Shtatë Seksionet janë:

Vizat – Për të gjitha nevojat dhe pyetjet tuaja për Vizë.

Shërbimet për Shtetas Amerikan – Që ofron shërbime dhe informata për shtetasit amerikanë.

Marrëdhënia jonë  – Informata për liderët aktualë të qeverisë dhe historia e marrëdhënies sonë SHBA – Kosovë.

Tregti/Biznes – informata mbi bërjen e biznesit në SHBA dhe ofrimin e ndihmës për eksportues amerikanë. Ju do të gjeni  Mundësi Komerciale, si dhe informata mbi Shërbimin Komercial të SHBA-së dhe Shërbimin e Jashtëm për Bujqësi.

Arsim & kulturë – Për të gjitha nevojat tuaja për Arsim dhe Këshillimet për Arsim. EducationUSA ofron informata të paanshme, aktuale dhe gjithëpërfshirëse për mundësitë arsimore në SHBA.

Për Ambasadën në Prishtinë  – Detaje për kontakt dhe informata mbi praninë e Qeverisë Amerikane në Kosovë, si dhe për mundësitë për punësim në Ambasadën Amerikane.

Gjithashtu Ambasada është kujdesur edhe për Blog-un, lajmet, informatat, fotografitë dhe më të rejat. https://xk.usembassy.gov/sq/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat