Zbardhen planet e Dikiqit në Malin e Zi, ja si tentoi ta përmbyste shtetin

Lajme

Zbardhen planet e Dikiqit në Malin e Zi, ja si tentoi ta përmbyste shtetin

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 12:59
Bratisllav Dikiq

Mediat malazeze kanë publikuar një pjesë të një bisede të ish-shefit të Xhandarmërisë serbe Bratisllav Dikiq, e cila ishte kapur shtatë ditë para ditës së zgjedhjeve kur u arrestua vet i 20-ti nga policia malazeze

Transkripti nxjerrë se Dikiq kishte planifikuar me bashkëpunëtorët e tij që ta arrestonin Milo Gjukanoviqin. Poashtu, Dikiq kishte pasur koordinim me disa subjekte politike në Mal të Zi të cilat do ta shpallnin fitoren në Kuvend dhe disa struktura nga Rusia të cilat bëjnë fushatë kundër NATO-s, shkruajnë mediat serbe.

Dikiq kishte qëndruar 2 ditë në Podgoricë, pastaj kishte lëvizur në Cetinje, Nikshiq, dhe Virpazara dhe jo në Ostroga siç kishte deklaruar avokati i tij.

Dikiq u arrestua në Malin e Zi vet i 20-ti për tentim sulme terroriste në këtë shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat