Zvicra do të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës

Lajme

Zvicra do të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 12:36
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, njofton kumtesa nga Kuvendi.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës deh Zvicrës.

Veseli e ka falënderuar ambasadorin Jean-Hubert Lebet për përkrahjen e vazhdueshme që shteti zviceran ka dhënë dhe po jep për Kosovën.

Ai tha se Institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Kosovë.

Ambasadori i ri zviceran Jean-Hubert Lebet, e falënderoi Veselin për mikpritjen. Ai e ritheksoi qëndrimin e shtetit zviceran në mbështetje të Kosovës, ndërsa u shpreh optimist se investitorët zviceranë do të shohin Kosovën si vend me interes për të investuar./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat