Pozita dhe opozita pretendojnë shumicën pas përfundimit të zgjedhjeve problematike

Lajme

Pozita dhe opozita pretendojnë shumicën pas përfundimit të zgjedhjeve problematike

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 11:05
Milo Gjykanoviq

Edhe Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në pushtet e kryeministrit n, Milo Gjukanoviq edhe opozita këmbëngulin se kanë shumicën e vendeve në Parlament për të qeverisur vendin.

“Rezultatet tregojnë se opozita ka fituar duke pasur 42 vende në parlament”, deklaroi Emilo Labudoviq, anëtar i Frontit Demokratik (DF), forca kryesore e opozitës. Parlamenti malazez ka 81 vende.

Lexo edhe këtë: Koalicioni shqiptar merr vetëm një deputet, Milo Gjukanovic ka nevojë për ish partnerët e SDP dhe minoritarët

Ndërkohë, Predrag Sekuliq, anëtar i DPS-së, ngul këmbë që partia e tij ka marrë e vetme 36 mandate dhe, së bashku me mandatet e aleatëve, ka arritur në 43 vende.    

Zgjedhjet në Mal të Zi u shoqëruan me parregullsi dhe incidente që kanë ndodhur në disa vendvotime.

Kështu, në gjashtë vendvotime në Rozhajë ka pasur konflikte, përleshje dhe arrestime të dhjetëra personave.

“Ngjarjet në gjashtë vendvotimet në Rozhajë paraqesin shkeljen më të madhe të procedurave zgjedhore gjatë ditës. Vëzhguesit e CEMI-t raportuan për përleshje masive në gjashtë qendra votimi në Rozhajë. Në vazhdën e incidentit u ndalua votimi”, deklaroi Marko Saviq nga Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CEMI).

Të drejtën për të votuar në zgjedhje e kishin 528 mijë e  817 qytetarë të Malit të Zi për të zgjedhur në mesin e 1 129 kandidatëve për parlamentin 81 anëtarësh.

Gjithashtu, lajmi kryesor që shënoi ditën e djeshme të zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi ishte arrestimi i 20 personave nga Serbia, ndërsa një person është në kërkim nën dyshimin se kanë kryer në territorin e Malit të Zi veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe veprën penale të terrorizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat