Ja provokimi i radhës nga Serbia në veri të Mitrovicës

Lajme

Ja provokimi i radhës nga Serbia në veri të Mitrovicës

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 20:26
Mitrovica

Në një video të gazetarit Gëzim Bimbashi, të ashtuquajturit “tre soliterat” në veri të Mitrovicës, afër urës së Ibrit janë lyer me ngjyrat e flamurit serb, që shënon edhe një provokim të ri.

“Siç edhe po i shihni këta janë 3 soliterat në Mitrovicë, kështu njihen. Strukturat paralele nuk mjaftohen vetëm me flamuj serb por i kanë ngjyrosur me ngjyra te flamurit te Serbisë. Po qysh nuk i ra ne sy askujt se”, shkruan Bimbashi.

Deri me tash nuk ka reaguar asnjë institucion i Kosovës për këtë provokim të ri të serbëve në veri. Pikërisht në këtë vend, vite më parë është vrarë edhe Selver Haradinaj, të cilit i kishin vendosur bombë në banesën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat