Përfundon votimi në Mal të Zi – garuan tri koalicione shqiptare

Lajme

Përfundon votimi në Mal të Zi – garuan tri koalicione shqiptare

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 20:19
Foto

Në Mal të Zi ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare, ku deri në orët e pasdites pjesëmarrja ishte mbi 50%.

Partitë kryesore pretendente janë Partia Demokratike Socialiste e Milo Gjukanovicit e cila këtë radhë doli e vetme në zgjedhje pa partnere dhe Celsi, e cila u bashkua me 4 parti në koalicion ndër to edhe një shqiptare.

Por faktori politik shqiptar në vend vijon të jetë i përçarë. Në këto zgjedhje partitë shqiptare kanë dalë para votuesve me tre koalicione të ndryshme që janë: Lista e “Shqiptareve te Vendosur “qe ka ne koalicion tre parti shqiptare , “Koalicioni Shqiptare me një Qëllim” që ka në koalicion katër parti shqiptare dhe ‘Lidhja Demokratike”, transmeton TCh.

Nëse do ishin përfaqësuar me një listë të vetme, atëherë shqiptaret do të arrinin të kishin 5 deputetë në parlamentin malazez.

Shqiptarët në Mal të Zi përbëjnë rreth 7% të popullsisë, por për përfaqësuesit e dy grupimeve të ndryshme të partive, faji i përçarjes nuk qëndron tek partitë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat