Mali i Zi për shkak të zgjedhjeve ka ndaluar Viber-in, WhatsApp-in….

Lajme

Mali i Zi për shkak të zgjedhjeve ka ndaluar Viber-in, WhatsApp-in….

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 19:23
Ilustrim

Agjencia për komunikim elektronik në Mal të Zi ka urdhëruar të gjithë operatorët telefonikë që të shkyç mundësinë e shfrytëzimit të aplikacionit Viber, WhatsApp dhe aplikacioneve tjera.

Sipas urdhrit të  Agjencisë, operatorët janë të obliguar që ta zbatojnë këtë masë, në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike, i cili parashikon se komunikimi  për qëllim të marketingut të drejtpërdrejtë lejohet vetëm me pëlqimin paraprak të përdoruesit.

Mundësia e shfrytëzimit të aplikacioneve do të lejohet kur Agjencia me një urdhër të veçantë e ndalon suspendimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat