Prezantohet aparati që është fjala e fundit e terapisë fizikale

Lajme

Prezantohet aparati që është fjala e fundit e terapisë fizikale

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 15:59
Pamje nga konferenca

Fizioterapeutët dhe fiziatrët e Kosovës gjatë ditës së sotme në një seminar të mbajtur në Banjën e Kllokotit, janë njoftuar më së afërmi rreth sistemit të stimulimit magnetik funksional, i cili përdoret për stimulim të lartë me muskujve në mënyrë që të reduktojë kontraktimin e muskujve.

Aparaturë kjo që gjendet qe një vit në Banjën e Kllokotit, por që nuk ka një aparaturë të njëjtë në Kosovë.

Gjithashtu, ky aparat përdoret edhe në gjinekologji për kontraktimet tek femrat.

Ky seminar i organizuar fiziatra dhe fizioterapeut nga Sllovenia, Maqedonia dhe Kosova po vlerësohet nga specialistët e kësaj fushe, pasi që siç thonë ata me këtë aparaturë pacientët nuk i nënshtrohen kohës së gjatë të pritjes.

Fiziatri në Banjën e Kllokotit, Fatmir Zejnullahu, tha se ky seminar ka rëndësi të posaçme për fizioterapeutët dhe fiziatrat e Kosovës, si dhe ka edukim të vazhdueshëm të profesionit.

Zejnullahu: Ky aparat është fjala e fundit e terapisë fizikale

“Ky seminar ka rëndësi të posaçme, sidomos për fizioteraputët dhe fiziatrtat e Kosovës, si dhe ka edukim të vazhdueshëm të profesionit. Aparati që do të prezantohet, tek ne ekziston qe një vit...ky aparat për momentin është fjala e fundit e terapisë fizikale dhe funksionon, përmes fushës magnetike dhe është risi për ta kursyer edhe fizioterapeutët që punon me aparatin por edhe pacienti nuk i nënshtrohet kohës së gjatë të pritjes”, tha Zejnullahu.

Ndërsa, Jure Jalenc, nga Iskra Medical, nga Sllovenia , të cilët erdhën për ta prezantuar para fizioterapeutëve dhe fiziatrave, aparaturën që ata vetë e sjellën në Banjën e Kllokotit, ka treguar më shumë rreth stimulimit magnetik funksional.

Jelenc: Të tregojmë stimulimin magnetik funksional në Kosovë

“Qëllimi i kësaj ligjërate është që të tregojmë stimulimin magnetik funksional në Kosovë. Stimulimi magnetik funksional është një mënyrë e re që stimulon muskujt. Ajo përdor një stimulim të lartë me muskuj në mënyrë që të reduktoj kontraktimin e muskujve. Është e përdorshme edhe në fizioterapi dhe në gjinekologji. Në mjekësi fizikale përdoret për të ulur dhimbjet, ndërsa, në gjinekologji është për të trajtuar kontraktimet te femrat. Ky aparat tashmë është edhe në Banjën e Kllokotit” ka treguar Jelenc.

Specialisti në rehabilitim neurologjik në Maqedoni, Arijan Selmani, pas këtij prezantimi të aparatit për stimulim magnetik funksional, theksoi që me këtë aparturë qëllimi është që të përmirësohet kualiteti më i mirë i personave që janë të sëmure dhe të rritet suksesi i fizoterapeutëve.

Selmani: Po paraqitet një metode e re në fizioterapi

“Qëllimi i këtij evenimenti është që të paraqitet një lloj metode e re në fizioterapinë tonë që e prodhon Iskra Medical. Bëhet fjalë për stimulimin funksional magnetik. ..kjo është hera e parë që marrim pjesë në Banjën e Kllokotit, dhe në Kosovë që organizojmë një eveniment të tillë. Pas kësaj gjithë fiziterapistët mund të mësojnë se si mund të arrihet suksesi më i madh me aparaturat më anmotive që i prodhon Iske Medical, me qëllim që të kthehet dhe të përmirësohet një kualitet më i mirë i personave që janë të sëmurë, dhe me atë të rritet edhe suksesi fizioteraputëv”, tha Selmani.

Në këtë seminar të organizuar në Banjën e Kllokotit mori pjesë edhe Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen.

Majhen ka folur për bashkëpunimin e mirë mes Kosovës dhe Sllovenisë.

Majhen: Kënaqësi të jem këtu me ju

“Kosova dhe Sllovenia ndajnë një shoqëri prej 50 viteve, një shoqëri shumë të gjatë së bashku, kemi gjithashtu marrëdhënie shumë të mira politike dhe ekonomike...Gjithashtu kemi një marrëdhënie shumë të mirë sepse Sllovenia dhe Kosova kanë një përfaqësim shumë të mirë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian”, tha Majhen.

Falënderues për këtë seminar ishte menaxheri i Banjës së Kllokotit, Nezir Rexhepi, i cili tha se banja mundohet që të ofrojë më të mirën për pacientet dhe klientët e saj.

Rexhepi: Tani është 35 vjetori i Banjës së Kllokotit

“Tash ne në muajin që jemi është 35 vjetori i Banjës së Kllokotit, gjithashtu privatizimi i ka bërë 6 vjet, jeni të mirëseardhur, mirësevini në Banjën e Kllokotit”, tha Rexhepi.

Seminari ka filluar në mëngjesin e sotëm dhe do të zgjat deri në fund të ditës, ku specialistë të fizioterapeutëve do të ligjërojnë para fizioterapeutëve dhe fiziatrave të Kosovës. Gjithashtu, në këtë seminar po marrin pjesë edhe shoqata e fizioterapeutëve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat