Ja si e vajtojnë mbretin: Por shihni pasaardhësin

Lajme

Ja si e vajtojnë mbretin: Por shihni pasaardhësin

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 11:42
Tajlanë

Mijëra tajlandezë vajtuan në rrugë për vdekjen e mbretit të tyre të dashur.

Mbreti Bhumibol humbi jetën në spital në moshën 88-vjeçare.

Ai ishte monarku më jetëgjatë në fron në botë.

Ai shërbeu për 70 vite me devotshmëri.

Por frika më e madhe është për pasuesin e tij.

Princi Maha Vajiralongkorn njihet për stilin e tij të shfrenuar të jetës.

Njëherë ai u fotografua me kanotiere, bashkë me një prej të dashurave të tij.

Vetë princi ka kërkuar që të shtyhet kurorëzimi i tij.

Disa thonë se kjo ka ardhur pas hezitimeve se emri i tij do njollosë emrin e mirë të mbretërisë.

Njerëzit nuk e vlerësojnë 64-vjeçarin, që ka bërë një jetë të çuditshme.

Ai u shkollua në disa prej shkollave më të mira në botë dhe u gradua si oficer dhe pilot.

Por me raste jetonte si murg budist.

Më pas u lëshua në shfrenim.

Ai është martuar tre herë dhe mediat i kanë publikuar në një rast një video orgjish.

Së fundmi është në lidhje me një stjuardesë, 32 vite më e re se ai.

Vitin e shkuar bleu një vilë 10 milionë euro në Gjermani.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat