Vdes djali i dëshmorit Hasan Ramadani

Lajme

Vdes djali i dëshmorit Hasan Ramadani

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 22:37
Njoftimi

Halit Ramadani, djali i dëshmorit Hasan Ramadani ka ndërruar jetë në Albanik të Podujevës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Shajkofc tash Albanik, në ora 17:00.

Ndryshe Hasan Ramadani i lindur më 1 tetor të vitit 1948 në Albanik (ish-Shajkovc) të Podujevës, ishte pjesëtar i lëvizjeve çlirimtare që nga viti 1980. UDB-ja serbe i kishte rënë në gjurmë dhe e sulmoi në shtëpinë e tij, më 7 gusht të vitit 1994.

Beteja ishte e pabarabartë, Hasan Ramadani rezistoi heroikisht në shtëpinë e tij, me të gjithë anëtarët e familjes. Kulla e rezistencës së këtij dëshmori është shndërruar në shtëpi-muze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat