Themelohet grupi për rishikimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale

Lajme

Themelohet grupi për rishikimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 16:38
Pamje nga takimi

Ministrja Hoxha ka themeluar grupin punues, i cili krahas shqyrtimit të komenteve dhe propozimeve të pranuara deri më tani për këto dy kode, do të rekomandoj plotësimin apo ndryshimin eventual të tyre.

“Fuqizimi i shtetit ligjor është synimi ynë thelbësor dhe angazhohemi që ligjet të jenë të zbatueshme dhe funksionale. Kuptohet se ligjet kanë nevojë që të rishikohen. Ky Grup punues ka mandat të shqyrtoj këto dy kode shumë të rëndësishme, në funksion të fuqizimit të shtetit ligjor”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Ministrja Hoxha vuri në pah se rekomandimet e Grupit punues do të jenë të mirëseardhura dhe mirëpret edhe kontributin e shoqërisë civile, ekspertët e kësaj fushe dhe odat profesionale që këto dy ligje tejet të rëndësishme të rishikohen./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat