RTV Presheva shpëton, gazetarët pasi paditin ministrin serbe, fiton statusin e një mediumi publik

Lajme

RTV Presheva shpëton, gazetarët pasi paditin ministrin serbe, fiton statusin e një mediumi publik

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 18:18
Shenur Jahiu

Preshevë, 11 tetor  -Agjencia për privatizim e Serbisë para dy vitesh kishte publikuar  nje listën për të gjithë të interesuarit që do të marrin pjesë në privatizimin e 11 medieve në Serbi, në te cilen listë ishte edhe RTV Presheva e bashke me te edhe  ish-agjencia shtetërore jugosllave e serbe Tanjug. “Por RTV Presheva shpëton dhe që sot ajo fiton statusin e një mediumi publik” lajmin e percjell për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë “drejtori i saj z.Shenur Jahiu

Por duket se pati sukses ankesat e një grupit te  gazetarëve të televizionit paraqitur në gjykatën kompetente.

Sipas kreut te RTP-së , në Preshevë ndodhi cudira, qe doshta nuk kane ndodhur askund tjeter. “Një gazetare, Ardita Saqipi, marrë vetëm aksione falas në televizion dhe në mëngjes ajo u zgjua dhe e kuptoi se ajoi eshte pronare 100% e televizionit, dhe të gjithë gazetarët e tjerë RTV Presheva u zgjuan që të njëjtën në mëngjes duke kuptur  se tash e tutje ata do te jenë punëtorë të saj?!..”  ka shtuar drejtori Jahiu.

“Një grup i të punësuarve pesë muaj më parë kane paditur ministrinë serbe si përgjegjëse e kësaj kauze dhe konfuzioni. Por më në fund fatmiresisht RTV Presheva ia doli,  dhe ne nag sot jemi medium publik dhe i pamvarur.. tha ne fund për agjencine e lajmeve  “Presheva Jonë” drejtori i RTP-së Shenur Jahiu,  duke shtuar se një projekt televiziv është financuar nga fondet e komunës dhe jemi ne negociata me Gjenevën (EBU) për një mbeshtje ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat