Admir Mehmedi ndërton një shtëpi për familjen skamnore nga Gostivari

Lajme

Admir Mehmedi ndërton një shtëpi për familjen skamnore nga Gostivari

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 tetor 2016 Në ora: 14:39
Admir Mehmedi

Futbollisti shqiptaro-zviceran, Admir Mehmedi, që shquhet për golat e jashtëzakonshëm në kombëtaren helvete, tani ka kryer një gjest mjaft human duke dhuruar nga të ardhurat e tij për ndërtimin e një shtëpie për familjen e varfër nga Gostivari, shkruan 20min.ch, përcjell botasot.info.

Familja gjashtë anëtarësh Mustafi nga fshati Padalisht i Gostivarit, tash e sa vite jeton në një shtëpi e cila nuk i plotëson as kushtet elementare për jetesë.

Kanë një dhomë të vetme që e ndajnë të gjashtë anëtaret e familjes, pa banjo, pa kuzhinë, me një shporet të kohës. Ata ndajnë dy krevate, ndërsa në to duhet të flenë gjashtë persona, katër të rritur dhe dy fëmijë, shkruan TV Globi.

Image

E zonja e shtëpisë Hamide Mustafi, na tregon edhe kuzhinën e saj të improvizuar, në të cilën, siç shprehet, gatuan atë që ka, pasi për luks aq që mendojnë ndonjë herë.

“Lëre që nuk kemi, por edhe sikur të kishim pajisje shtëpiake, nuk do kishim ku ti vendosnim”, thotë më tej Hamidja 58 vjeçare, ndërsa tregon vendin në oborr që i mbajnë teshat e tyre.

I shoqi i Hamides vuan nga një sërë sëmundjesh, ndërsa djali i saj Ismaili 24 vjet, është i papunë. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë, Elemdinin 6 vjet dhe Elmedina 3 vjeçe.

Merren me bujqësi, ndërsa Ismaili punon nganjëherë me dru, sa për të mbajtur shpirtin gjallë. Duket sikur koha kishte ngecur për ata, institucionet dhe shteti as që ishin interesuar ndonjëherë për t’u dalur në ndihmë.

Image

Por para një viti marrin lajmin se edhe pak do të qëndrojnë në ato kushte. Lajmin e gëzueshëm e marrin nga futbollisti i mirënjohur nga Gostivari, Admir Mehmedi, i cili me mjete vetanake po rrumbullakon punët ndërtimore për shtëpinë e re te kësaj familjeje.

Objeki është gati dhe pas vendosjeve të pajisjeve në banjo dhe kuzhinë, familja Mustafi do të vendosen aty, e ku ky dimër do jetë shumë më i ngrohte dhe sigurt për ata. Familja Mustafi falënderojë pafundësisht familjen dhe vet Admir Memedin, që ua rikthejnë shpresën e jetës, sidomos dy më të vegjëlve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat