Ja çfarë moti do të mbajë sot në Kosovë

Lajme

Ja çfarë moti do të mbajë sot në Kosovë

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 08:03
Ilustrim

Kosova sot pritet të ketë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHMK-së, vranësirat do të jenë gjithnjë në zhvillim, duke krijuar kushte për vranësira konvektive të cilat nëpër disa vende, ku ditën e marte do të përcjellën me shkarkime elektrike.

Vlera minimale e temperaturës do të lëvizë ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës do të lëvizin ndërmjet 9- 16 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të jetë labile me ulje dhe ngritje rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndim me shpejtësi 1-8m/s./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat