Dramatike: Kalimtarët futen në liqen për të shpëtuar një pensionist që ka rënë me veturë

Lajme

Dramatike: Kalimtarët futen në liqen për të shpëtuar një pensionist që ka rënë me veturë

Nga: G.B Më: 10 tetor 2016 Në ora: 21:49
Pamje nga video

Ky është momenti dramatik kur tre kalimtarë u futën në liqen, duke u munduar që të shpëtojnë një njeri dhe qenin e tij, që kishin rënë me veturë, e cila filloi të fundosej.

Pamjet e publikuara tregojnë se si treshja e guximshme urgjentisht bënin përpjekje që ta nxirrnin njeriun, i cili ishte në të 70’tat, përcjell Bota Sot.

Notarët, një grua dhe dy burra shihen duke bërë përpjekje për ta thyer xhamin apo për ta hapur derën.

Fatmirësisht, ata arritën ta nxjerrin të gjallë pensionistin.

Incidenti, që ndodhi të dielën pasdite në Welwyn Garden City, Hertfordshire, është filmuar nga spektatori Alex Kerr, 29, i cili dëshmoi shpëtimin nga një kafe aty pranë./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat