Shtiret si mysliman dhe i pastrehë në Londër, por mbeti i habitur me atë që bën kalimtarët

Lajme

Shtiret si mysliman dhe i pastrehë në Londër, por mbeti i habitur me atë që bën kalimtarët

Nga: Diana Bunjaku Më: 10 tetor 2016 Në ora: 15:13
Hassan Saleemi

Eksperimentisti social Hassan Saleemi i paraqitur si mysliman dhe njeri pastrehë ishte ulur në rrugët e Londrës me një karton në të cilën shkruhej “ Unë jam i pastrehë”. Ai e kishte bërë këtë veprim apo eksperiment me qëllim që të bindej dhe të vërtetohej nëse ka ende humanizëm dhe dhembje për njerëzit e besimit mysliman. Mirëpo ai kishte mbetur i habitur nga reagimet e kalimtarëve pasi shumë prej tyre ishin ndalur ta ndihmonin atë qoftë me para apo me ushqim.

Ai kishte mbetur i tronditur pasi siç kishte pohuar dhe vet, nuk e priste një veprim të tillë, kaq human nga ana e kalimtarëve të ndryshëm të cilët përveç se ishin të huaj si nga raca, ashtu edhe nga fetë, ata nuk e përjashtuan dëshirën për ta ndihmuar atë, i cili ishte i veshur me veshje fetare.

Ai ka treguar se ka pasur njerëz edhe të cilët e kishin injoruar atë, dhe nuk ishin ndalur fare për ta shikuar as mbishkrimin, por ka shtuar se shumica e kalimtarëve kishin qenë të gatshëm ta ndihmonin atë në çfarëdo forme.

“Pas 20 minutash një djalë i ri mu afrua dhe më ofroi ushqim , kurse disa të tjerë më ofruan cigare dhe më shoqëronin mua. Një nga vajzat bëri një lutje për mua, kurse një djalë tjetër më ofroi edhe të holla. 20-vjeçari, familja e të cilit vjen nga Pakistani, ka thënë se: "Qëllimi im për të bërë këtë eksperiment, nuk ka qenë arsyeja për të marrë para, e as për të përfituar, por për të parë nëse njerëzimi ende ekziston në këtë botë. Feja apo ngjyra nuk ka rëndësi, kur bëhet fjalë për këto gjëra. Prandaj ne duhet ndihmuar të tjerët kur kanë nevojë. Sepse ndihma juaj, mund t’ia ndryshojë ditën e dikujt.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat