Franca vazhdon mbështetjen për Kosovën

Lajme

Franca vazhdon mbështetjen për Kosovën

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 14:57
Skender Hyseni dhe Didier Chabert

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm midis dy vendeve, njofton kumtesa ministrore.

Hyseni uroi Chabert për emërimin e tij në krye të misionit diplomatik francez në vendin tonë dhe ofroi mbështetjen e tij në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Gjatë takimi ministri Hyseni theksoi nevojën e bashkëpunimit të mëtejmë të dy vendeve, posaçërisht sa i përket i përket luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe bashkëpunimin policor ndërkombëtar.

Ambasadori francez Didier Chabert, falënderoi ministrin Hyseni për pritjen dhe konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tij për Kosovën në të gjitha fushat./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat