Dy ekonomistë e fitojnë Nobelin në ekonomi për punën e bërë në teorinë e kontratës

Lajme

Dy ekonomistë e fitojnë Nobelin në ekonomi për punën e bërë në teorinë e kontratës

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 12:49
Foto

Oliver Hart, i lindur në Britani të Madhe, dhe Bengt Holmstrom nga Finlanda, e kanë fituar Nobelin në ekonomi për punën e bërë në teorinë e kontratës.

Juria ka thënë se puna e tyre e ka vënë një themel intelektual për politika në fushat, sic është falimentim dhe kushtetuat politike.

Dyshja do ta ndajë çmimin prej 8 milionë kronerë suedez (827,278 euro).

Akademia Mbreterore e Shkences e Suedisë ka thënë se puna e Hart-it dhe Holmstrom-it ka qenë e vlefshme për të kuptuar kontratat e jetës së vërtetë dhe institucionet.

Sipas saj, po ashtu mund të identifikojë edhe gracka të mundshme në dizajnët e kontratave.

Për shembull, teoria e kontratës mund të përdoret për të vlerësuar pagesat në bazë të përformancave për ekzekutivet kryesorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat