Visar Ymeri mbështet Shqipërinë nga stadiumi i Shkodrës, injoron Kosovën

Lajme

Visar Ymeri mbështet Shqipërinë nga stadiumi i Shkodrës, injoron Kosovën

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 23:46
Visar Ymeri

Nxiti reagim të madh vendimi i tij javë më parë për t'i uruar sukses vetëm Kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen e saj të parë kualifikuese për Kupën e Botës 2018 në futboll përballë Maqedonisë, duke e injoruar atë të Kosovës, e cila në të njëjtën kohë po zhvillonte ndeshjen e parë kualifikuese në historinë e saj, përballë Finlandës.

Visar Ymeri, udhëheqës i partisë opozitare kosovare Lëvizja Vetëvendosje, u kritikua ashpër në Facebook, ku kishte publikuar mesazhin mbështetës për futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, i cili injoronte faktin se ndeshje po zhvillonin edhe futbollistët e Kombëtare së Kosovës. Ai edhe u sha fort - bile edhe nga votuesit shumëvjeçarë të partisë së tij.

Por, tërë këto duket të mos i kenë bërë shumë përshtypje Ymerit. Ai duket se ka vendosur ta shpërfillë Kombëtaren e Kosovës edhe në të ardhmen.

Përderisa javë më parë shfrytëzoi vetëm rrjetin social për t'i shprehur mbështetje futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë, Ymeri sot i ka dhënë atyre mbështetje nga afër. Ai ka ndjekur ndeshjen Shqipëri-Spanjë në Shkodër, në stadiumin "Loro Boriçi".

Në këtë stadium, vetëm pak ditë më parë, Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e saj të dytë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e 2018's që luhet në Rusi. Ymeri nuk ndodhej aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat