“Tersi në Stadium”/ Shqipëri-Spanjë, ja çka bëri Edi Rama që befasoi të gjithë

Lajme

“Tersi në Stadium”/ Shqipëri-Spanjë, ja çka bëri Edi Rama që befasoi të gjithë

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 23:02
Edi Rama

Kryeministri Rama është kapur në zonën Vip të stadiumit “Loro Boriçi” duke parë ndeshjen Shqipëri-Spanjë me një xhup që mban logon e Kombëtares së Italisë. Në shoqërinë e bashkëshortes Linda dhe Presidentit të FSHF-së, Duka, kjo veshje është e çuditshme sidomos për një kryeministër si Rama, që është shumë i kujdesshëm te detajet.

Çfarë ka dashur të thotë me këtë xhest dhe a e di që Italia ndërkohë po luan në Maqedoni dhe jo në stadiumin “Loro Boriçi”?

Të presim këtë herë shpjegimin e vetë kryeministrit që gjithmonë e ka një të tillë.

Por ndërkohë më të shpejtë kanë qenë komentuesit në rrjetet sociale të cilët i kanë kujtuar kryeministrit se Ai ishte “tersi i lojës së sotme”.

Komentuesit i kujtuan edhe një herë kryeministrit kërkesën e bërë dy ditë më parë nga një shqiptar, për të mos shkuar në stadium në ndeshjen kundër Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat