Bie bora e parë në Kosovë, ja në cilin vend

Lajme

Bie bora e parë në Kosovë, ja në cilin vend

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 18:07
Bora e parë ka rënë në Gjeravicë të Deçanit

Bora e parë ka rënë në Kosovë. Kjo ka ndodhur ne Gjeravicë të Deçanit.

Gjeravica me 2.656 m lartësi mbidetare është maja më e lartë në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna)në pjesën e Kosovës. Radhitet si maja e tretë pas majës së malit Korab dhe Jezercit i cili gjendet në Alpet Shqiptare dhe ka lartësinë 2764 metra.

Kjo maje malore gjendet në perëndim të Kosovës, gjegjësisht në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë kufirin shtetëror të komunës së Deçanit me Shqipërinë.

Fotot i ka realizaur Besim Tolaj.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat