Reshjet e shiut: Rrëshqitje gurësh, inertesh dhe prani mjegulle në Rrugën e Kombit

Lajme

Reshjet e shiut: Rrëshqitje gurësh, inertesh dhe prani mjegulle në Rrugën e Kombit

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 15:59
Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Kombit

Reshjet e dendura të shiut që kanë shoqëruar Kukësin, kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi në rrugën e Kombit, konkretisht në aksin Kalimash – Kukës – Morinë.

Në këtë segment rrugor, ku çdo vit fenomeni i rënieve të dherave e gurëve është evident, kanë qenë të pranishme duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve. Kompania mirëmbajtëse “Marsi” me 20 punonjës dhe mjete po punon vazhdimisht për pastrimin e rrugës, ndërsa apeluan te drejtuesit e automjeteve për kujdes gjatë udhëtimit për shkak të pikave të rrezikshme të këtij segmenti ku rrëshqitja e dherave dhe gurëve është gjithnjë e pranishme në mot me shi. Ora news raporton se qarkullimi është vështirësuar edhe për shkak të fluksit të madh të lëvizjes, lagështisë dhe prezencës së mjegullës së dendur në disa segmente të autostradës.

Edhe qyteti i Kukësit u përfshi nga reshje të dendura shiu dhe për pasojë pati vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe të banorëve. Ka patur probleme të energjisë në Njësinë Administrative Bicaj, Bashkia Kukës, problem i cili është rregulluar. Aktualisht, i gjithë qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike. Furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon normalisht. Komisioni i Emergjencave Civile të Prefekturës dhe Bashkisë Kukës vazhdon të ndjekë situatat, sipas informacioneve të marra, duke e shoqëruar me detyrat përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat