Aleksandar Vuçiq: Mirupafshim Trepçë, Gazivodë dhe Valaç!

Lajme

Aleksandar Vuçiq: Mirupafshim Trepçë, Gazivodë dhe Valaç!

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 15:54
Kryeministri serb, Aleksandar Vucic

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka deklaruar se në rast se Kuvendi i Kosovës miraton Ligjin për "Trepçën" nuk e di se si Prishtina zyrtare do të bashkëpunojë me serbët e Kosovës dhe me autoritetet në Beograd.

Aleksandar Vuçiq ka deklaruar edhe se për telekomunikacionin në Kosovë pret vazhdimin e bisedimeve me zyrtarë evropianë dhe me ata të Kosovës.

“Do të kemi edhe shumë kontakte, do të përpiqemi nëse mund të ndreqim diçka dhe do të shohim nëse çdo është trajtuar. Mirë u pafshim Trepçë, Gazivodë dhe Valaç'", ka thënë Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat