Të pakënaqurit kërkojnë nga KQZ ta legjimitojë shkarkimin e Aganit

Lajme

Të pakënaqurit kërkojnë nga KQZ ta legjimitojë shkarkimin e Aganit

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 13:00
Ferid Agani

Grupi i të pakënaqurëve brenda Partisë së Drejtësisë(PD) ka parashtruar kërkesën të Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) për legjimitimin e kongresit të jashtëzakonshëm në të cilin shkarkuan kryetarin Ferid Agani dhe zgjodhën si kryetar të ri njërin nga themeluesin e kësaj partie, Sylejman Çerkezin.

Sekretari i PD-së që mbështetet nga grupi i të pakënaqurëve, Fidan Mustafa tha për Express se kanë dorzuar kërkesën për legjimitimin e shkarkimit të Aganit në  Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Çertifikim të KQZ-së.

"Po kemi dorzuar dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet nga KQZ pas çdo kuvendi, dhe dëshmit të tjera përcjellse të 16 degëve të dëshmuara me procesverbale dhe lista të nënshkrimeve, për të vetmen arsye që kontestimi nga pala jopjesmarrëse në kuvend të mos mundë të kontestohet asgjë. " tha Mustafa.
Ai tha se përgjigjen nga KQZ do ta marrim në ditet në vazhdim.

Pasi e shkarkuan Aganin, grupi në fjalë i ka bërë thirrje të lirohen zyrat e PD-së.
"Kryesia e Partisë së Drejtësisë e dalur nga Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor kërkon publikisht që ish-kryetari Agani me klanin e tij ta lirojë selin e Partisë  të cilën e ka uzurpuar. Si dhe në të njëjtën kohë ti ndalojë të gjitha shpenzimet e mjeteve monetare të Partisë. " kanë njoftuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat