Nesër shqyrtohet Trepça në Kuvend, ja rendi i ditës

Lajme

Nesër shqyrtohet Trepça në Kuvend, ja rendi i ditës

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 17:03
Kuvendi i Kosoves

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun bën të ditur se nesër në orën 15:00 do të mbahet Seanca plenaree Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ligji i shumë debatuar i Projektligjit për Trepçën do të shqyrtohet në pikën e katë të rendit të ditës.

R e n d i  i  d i t ë s

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
 
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trepçën,
 
5. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
 
6. Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
 
7. Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
 
8. Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
 
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-117 për Akreditim,
 
10. Shqyrtimi i dyë i Projektligjit nr. 05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta,
 
11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
 
12.Shqyrtimi i Raportit mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2015,
 
13. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë së statistikave të Kosovës për vitin 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat