Brenda vitit lëshohet në qarkullim autostrada Prishtinë-Shkup

Lajme

Brenda vitit lëshohet në qarkullim autostrada Prishtinë-Shkup

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 09:55
Ilustrim

Një pjesë e autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin brenda këtij viti do të lëshohet në qarkullim.

Zëdhënësja në konsorciumin turko-amerikan “Bechtel- Enka”, Ela Ruçi, ka bërë me dije se kjo kompani po punon sipas dinamikës dhe brenda këtij viti do të lëshohen në qarkullim për të gjithë ata që shfrytëzojnë këtë rrugë nacionale.

“Ekipi i “Bechtel Enka”, po punon intensivisht në të gjithë gjatësinë e këtij korridori. Objektivi ynë në bashkëpunim dhe koordinim me qeverinë e Kosovës është që brenda këtij viti të lirohen për trafik 20 km e para të kësaj autostrade”, ka thënë Ruçi për transmetuesin publik.

Ndryshe Rruga 6, Prishtinë – Hani i Elezit ‘Arbën Xhaferi’.”, është Autostrada e dytë e Kosovës, pas asaj me Shqipërinë. Kjo rrugë është me gjatësi prej 55 kilometrash, duke filluar  nga Prishtina, Lipjani për të kaluar nëpër Ferizaj, Kaçanik e deri në kufi me Maqedoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat