Kush janë politikanët shqiptarë të përfshirë në rrjetin e krimit të organizuar? – Flet ish-gangsteri

Lajme

Kush janë politikanët shqiptarë të përfshirë në rrjetin e krimit të organizuar? – Flet ish-gangsteri

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 18:24
John Alite

Politikanë shqiptarë, nga Kosova e Shqipëria, janë të përfshirë në rrjetin e krimit të organizuar dhe është një njeri që e di kush janë ata.

Ish-gangsteri shqiptaro-amerikan John Alite, ka thënë në një intervistë ekskluzive për Info Magazine në Klan Kosova se disa prej tyre edhe i ka miq.

Por ai i ka arsyetuar ata duke pohuar se nuk janë politikanët e vetëm në botë që janë të lidhur me krimin.

Sipas Alite ky fenomen është i zakonshëm e i natyrshëm gjithandej.

“Jo vetëm nga Kosova e Shqipëria, por njoh politikanë të tillë nga të gjitha vendet nëpër të cilat kam qenë dhe disa i kam edhe miq, disa më kanë bërë favore dhe s’po them se ato favore kanë qenë gjithmonë ilegale, por ata më kanë ndihmuar mua”, ka thënë ai.

“Disa i kam miq – edhe pse varet se çfarë nganjëherë nënkuptojmë me këtë fjalën “miqësi”. Por, politika është politikë, prandaj edhe emrin e ka të tillë”.

Ish-gangsteri nuk pranon të tregojë ndonjë emër.

“Nuk mundem të them emra, sepse dua ta respektoj privatësinë e tyre. Për më tepër s’kam armiqësi me askënd, ose ndonjë arsye tjetër për të zbuluar ndonjë emër”.

“Nuk më pëlqen të hedh emra kështu në publik përmes mediave, nuk e bëj dot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat