Përfitoi nga shteti mbi 30 mijë funte duke gënjyer se është i paaftë për punë, ajo çfarë filmuan fqinjët në oborrin e tij habiti të gjithë

Lajme

Përfitoi nga shteti mbi 30 mijë funte duke gënjyer se është i paaftë për punë, ajo çfarë filmuan fqinjët në oborrin e tij habiti të gjithë

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 23:00
Christopher Botting

Një burrë që kishte përfituar nga shteti mbi 15 mijë funte në vit duke gënjyer se është person me aftësi të kufizuara, është arrestuar këto ditë nga policia dhe është dënuar me 10 muaj burgim, pasi një fqinj i tij e kishte filmuar duke përdorur makinerinë e rëndë për të lëvruar kopshtin e tij.

Christopher Botting 52-vjeç, pati deklaruar se mund të ecë vetëm 10 metra nga dera e shtëpisë deri tek vetura dhe atë vetëm kur “është dita e mirë”, dhe se shpesh i ndodh që të rrëzohet dhe të futet në shtëpi duke u zvarritur.

Por babai i dy fëmijëve i cili pasion ka kopshtin e tij me lule, është filmuar nga fqinjët duke punuar më shumë se tetë orë në oborrin e shtëpisë.

Në videon e cila është shumëzuar në dhjetë kopje të DVD-ve, shfaq momentin kur Bottin kalon orë të tëra në kopsht – madje duke përdorur kultivatorin për të lëvruar

Ai kishte fituar mbi dy vite nga shteti shuma të majme të hollave, duke mashtruar se është i paaftë për punë, por tani ai duhet të rikthej çdo cent që e ka fituar në mënyrë të paligjshme.

Kjo ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Kent të Anglisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat