Pedofili 42 vjeçar kapet duke shkuar tek 13 vjeçarja, që donte t’ia merrte virgjërinë

Lajme

Pedofili 42 vjeçar kapet duke shkuar tek 13 vjeçarja, që donte t’ia merrte virgjërinë

Nga: G.B Më: 3 tetor 2016 Në ora: 22:27
Simon Bagley

Ky është momenti i pështirë kur një burrë 42 vjeçar u përpoq ta takonte një vajzë 13 vjeçare, që të mund t’i merrte asaj virgjërinë.

Simon Bagley u kap nga kamera të arrinte për të takuar atë që mendonte se ishte një vajzë me emrin Charlotte transmeton Bota Sot.

Ai u kap nga vullnetarët e ‘Dretësia e errët’, që kontaktuan policinë, kur ai kontaktoi me njërën nga këto llogari.

Gjykata Newcastle Crown tha se Bagley i tha vajzës fiktive se mosha nuk kishte rëndësi dhe se ai donte t’ia merrte virgjërinë, pa dallim.

Ai gjithashtu e pyeti atë nëse kishte gjoks të madh dhe i kishte kërkuar asaj që t’i bënte foto me uniformën e shkollës/

Ata e pyetën se pse kishte ardhur me biçikletë dhe i lexonin mesazhet e tij para se të arrinte policia.

Prokurori Christoper Rose tha se ai ishte në dijeni për moshën e vajzës por vazhdoi me presionin.

Ai tha: “Ai tha se mosha nuk ka rëndësi. Ai e pyeti nëse mund të bëjnë seks dhe i tha se donte t’ia merrte virgjërinë. Ai i kërkoi asaj që të bënin tush bashkë dhe i dha kompliment duke i kërkuar fotot”.

Kur u pyet nga policia pse kishte shkuar atje, i akuzuari tha se kishte shkuar që ta paralajmëronte Charlotte nga rreziku i takimeve me të huajt.

Thuhet se ai është patetik dhe i dhunshëm.

Gjykatësi Paul Sloan QC e ka dënuar Bagley me 12 muaj burg me kusht për dy vjet dhe e urdhëroi atë për të nënshkruar si abuzuesve seksual.

Ai gjithashtu vuri një urdhër rehabilitimi 60 ditë./BS/

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat