Mediat serbe raportojnë për arrestimin e Thaçit, është arrestuar për terrorizëm

Lajme

Mediat serbe raportojnë për arrestimin e Thaçit, është arrestuar për terrorizëm

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 12:00
Nehat Thaçi

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë edhe zyrtarisht ka konfirmuar se policia ka arrestuar Nehat Thaçin, me urdhër të gjykatës së lartë në Nish për shkak të veprën penale, terrorizëm.

“N.Th.është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:00 në kalimin administrative në Konçul”, shkruajnë mediat serbe.

Sipas Tanjugut  në bazë të urdhëresës së Gjykatës së Lartë të Nishit të vitit 2010. Thaçi është dërguar në paraburgim.

Nehat Thaçi është drejtor i Policisë në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Thaçit ndërsa për lirimin e tij kërkon edhe ndihmën e EULEX-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat