Ky qytet i vogël kanadez ofron punë për ata që duan të jetojnë në të

Lajme

Ky qytet i vogël kanadez ofron punë për ata që duan të jetojnë në të

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 21:14
Cape Breton

Cape Breton është një ishull i vogël që ndodhet në fund  të Nova Scotia, Kanada.

Marketi i bujqve “The Farmer’s Daughter” është një dyqan i përgjithshëm, një element kryesor i kësaj parajse të fshehur e cila është në kërkim për t’u zgjeruar. Në fakt ata kanë çdo gjë që duhet për këtë qëllim, përveç…njerëzit.

Ky ishull i bukur me natyrën e saj unike dhe mjedis ekologjikisht të pastër ka për të ofruar: shumë vende me interes, klub për fëmijë, kisha dhe të tjera. Popullsia e qytetit është rreth 150 mijë njerëz, por është në rënie graduale.

Të gjithë kanë nevojë për një punë…prandaj, pronarët e bizneseve në këtë ishull kanë bërë thirrje për ndihmë në faqet e tyre në Facebook.

Kushdo që është i gatshëm për të lëvizur në këtë qytet do të pajiset me një punë dhe 2 akra tokë për të jetuar.

Sipas ligjit kanadez, ju duhet të keni vetëm dy dokumente për të marrë një punë në Kanada: një ftesë nga një punëdhënës kanadez të miratuar nga Ministria e Punës dhe Zhvillimit Social, dhe një leje pune e cila lëshohet pas marrjes së një vize të përkohshme.

A jeni gati për të marrë hapat e parë drejt ëndrrave tuaja?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat