Merkel në takimin e liderëve të rajonit për emigrantët, aty mungon Kosova

Lajme

Merkel në takimin e liderëve të rajonit për emigrantët, aty mungon Kosova

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 15:43
Angela Merkel

Liderët evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor janë takuar sot me kërkesë të kancelarit austriak, Christian Kern, për t’i diskutuar strategjitë për zgjidhjen e krizës së emigrantëve.

Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë pjesë në këtë takim, në të cilin nga Ballkani Perëndimor morën pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk është duke marrë pjesë në këtë samit.

Para takimit, presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, ka thënë para gazetarëve se “që nga dita e parë e krizës së emigrantëve, nuk kam pasur dyshim se çelësi kryesor për zgjidhjen e saj është rivendosja e kontrollit efektiv të kufijve të jashtëm të BE-së.”

Samiti i emigracionit do të fokusohet po ashtu edhe në atë se si të mbahen mbyllur rrugën e Ballkanit që u përdoren vitin e kaluar nga qindra mijëra njerëz nga Siria, Iraku dhe Afganistani dhe nga vendet tjera të shkatërruara nga krizat për të shkuar në Evropën veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat