Pedofili tenton ta therë me copë metali prokurorin në gjykatë (+16)

Lajme

Pedofili tenton ta therë me copë metali prokurorin në gjykatë (+16)

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 12:31
Pamje nga videoja

Një pedofil, i cili akuzohet për abuzimin e një vajze të vogël, ka tentuar ta therë me copë metali prokurorin në gjykatë gjersa juria po e jepte vderdiktin ndaj tij.

Joshua Harding, 35-vjeçar, është duke u gjykuar për abuzimin e një vajze 10-vjeçare në një varrezë.

Në video, ai shihet duke qëndruar në sallën e gjyqit bashkë me avokatët dhe zyrtarët tjerë gjersa juria ishte gati të lexonte verdiktin.

Por, ai papritmas vrapon drejt prokurorit ndihmës Jonathan Roth me një copë metal dhe tenton ta therë në kokë.

Fatmirësisht, prokurori ka shpëtuar p lëndime.

I akuzuari e kishte fshehur copën e metalit nën mëngë.

Tani, ai akuzohet edhe për terrorizëm dhe tentim vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat