Brexit dhe hebrenjtë: Gjyshërit bojkotonin prodhimet gjermane, nipërit aplikojnë për pasaportën e Gjermanisë

Lajme

Brexit dhe hebrenjtë: Gjyshërit bojkotonin prodhimet gjermane, nipërit aplikojnë për pasaportën e Gjermanisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 shtator 2016 Në ora: 11:51
Pasaporta

Në artikullin me titull: “Gjyshërit e tyre u larguan nga nazistët, pas Brexit hebrenjtë britanikë kthehen përsëri në Gjermani,” media e njohur zvicerane Watson ka shkruar për shtimin e madh të hebrejve që aplikojnë për pasaportat gjermane. Dikur kjo ishte 20 aplikime në vit, ndërsa tani është 400 dhe me gjasë do shtohet në vitet vijuese. Aplikimet bëhen në ambasadën gjermane në Londër.

Kjo pasi në Gjermani ekziston paragrafi 116 sipas së cilit, “të gjithë qytetarëve gjermanë mes intervalit kohor 30 janar 1933- 8 maj 1945, që për arsye religjioze, nacionale ose politike u janë marrë nënshtetësia, ata mund ta përfitojnë përsëri me anë të aplikimit.” Kjo ka shtyrë shumë gjenerata të reja të hebrenjve nga Britania të aplikojnë për nënshtetësinë gjermane, përkundër që gjyshërit e tyre akoma bojkotojnë prodhimet gjermane, përcjell botasot.info. E gjithë kjo pasi ata duan të përfitojnë nga dalja e Britanisë nga BE dhe që me pasaportën gjermane ta kenë më të lehtë fluturimet.

Image

“Bija ime më pyet: Si mundesh ta bësh këtë, pas gjithë asaj që ata na kanë bërë neve?.” thotë Julia Neuberger për Reuters, që prindërit i ishin larguar nga Gjermania.

“Kur djali im aplikoi për pasaportën gjermane mu rrotullua diçka në kokë dhe thash me vete, që edhe nëna ime në varr ishte rrotulluar,” thotë Frank Harding, që prindërit e tij gjithashtu u larguan nga Gjermania në vitet 30-ta.

Shumë hebrenj tjerë kanë treguar për Reuters, se presin vendimin përfundimtar të daljes së Britanisë nga BE dhe më pas natyrisht do ndjekin shembullin për shfrytëzimin e paragrafit 116./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat