Ia shohin sherrin videos, ja çfarë do të ndodhë me martesën e dy të miturve nga Malisheva

Lajme

Ia shohin sherrin videos, ja çfarë do të ndodhë me martesën e dy të miturve nga Malisheva

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 21:15
Dasma që bëri bujë në mediat e vendit tonë, ishte ajo e Fitimit dhe Zëlfijës.

Në Malishevë me vendim të prokurorit është ndërprerë jeta në çift e dy të miturve,Fitimit nga Malisheva dhe Zelfijes nga Rahoveci, që u martuan duke bërë një dasmë të madhe.

Prindërit kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni se ligji e ndalon martesën e tyre.

Martesa e dy të rinjve nga Malisheva, Fitimit dhe Zelfijes bëri bujë në mediat tona.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë një muaj më parë, në një ceremoni ku pati shumë të ftuar dhe atmosfera nuk mungoi.

Një ditë pas ndarjes së 15 vjeçarëve, në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë, pas intervistimit të dy familjeve, u mësua se martesa ndodhi si pasojë e mos dijes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat