Hoxhaj: Autostrada Prishtinë-Nish, ndër projektet më të rëndësishme rajonale

Lajme

Hoxhaj: Autostrada Prishtinë-Nish, ndër projektet më të rëndësishme rajonale

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 18:21
Pamje nga takimi

 Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, vlerësoi sot se, autostrada mes kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës dhe qytetit të Nishit në Serbi, është ndër projektet më të rëndësishme rajonale, i cili pritet të realizohet.

Ministri Hoxhaj ka folur në Nju Jork, ku gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi i RCC – Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të rajonit, ku Republika e Kosovës është anëtare.

Në fjalën e tij, ministri Hoxhaj tha se shumë raporte politike mes vendeve të rajonit janë të ndërlidhura edhe me aspekte ekonomike dhe infrastrukturore të bashkëpunimit.

“Ballkani dhe BE jetojnë në një kohë të pasigurtë dhe përtej reformave politike, ne duhet të kemi më shumë projekte në fushën e infrastukturës rrugore, të mordernizimit të shoqërive, të rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Ne duhet të dijmë se as Kosova dhe as rajoni nuk mund të kenë rritje të shpejtë ekonomike, sepse tregjet janë të vogla, shoqëritë janë të fragementarizuara dhe vendet janë në zhvillim e sipër. Ndër projektet më të rëndësishme për infrastrukturën rrugore të Ballkanit Qendror është ndërtimi i rrugës Prishtinë-Nish, qe ka një dimension politik në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi”, theksoi minsitri Hoxhaj.

Në vijim Hoxhaj tha se, “nuk mund ta konsiderojmë një rajon të integruar në aspektin energjetik nëse nuk zbatohet marrveshja e energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila nuk është zbatuar fare në pesë vitet fundi”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat