Pakti i shqiptarëve në Mal të Zi, jehonë edhe në Preshevë: bashkimi ndodh më 28 nëntor

Lajme

Pakti i shqiptarëve në Mal të Zi, jehonë edhe në Preshevë: bashkimi ndodh më 28 nëntor

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 17:59
ilustrim

Ka bërë jehonë bashkimi i faktorit politik shqiptar në Mal të Zi dhe kjo po reflekton ehde në trevat e tjera.

Kështu në Luginën e Preshevës, Kryetari i Këshillit Koordinues të Shqiptarëve Jonuz Musliu ka shprehur gatishmërinë për tu bashkuar.

“Për mua nuk ka fare problem mund të bashkohemi që nesër. Se në fakt ka një situatë absurd, pasi edhe në ngushëllime shkojmë veç e veç dhe e shikojmë njëri-tjetrin si ujku dhinë”, tha Musliu në një deklaratë për Presheva Jonë.

Ndërkaq këto ditë, kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka inicuar zhvillimin e takimeve me faktorin politik shqiptar në mënyrë që më 28 nëntor të këtij viti, të ketë një bashkim politik në celebrimin e Festës Kombëtare.

Partitë e vogla të Luginës janë dakord për një shkrirje të tyre por pritet që fjalën ta thonë partitë e mëdha, të cilët kanë problem më të mëdha mes tyre.

Partitë kryesore të Preshevës janë: Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Partia për Veprim Demokratik (PVD) që ka edhe deputet në Parlamentin e Serbisë, Unioni Demokratik Shqiptar,  Rilindja Demokratike, Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL), Lëvizja Kombëtare Shqiptare Lëvizja e Re dhe Partia Liberale Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat