Dacic në Venezuelë: Kosova loboi më shumë për njohje

Lajme

Dacic në Venezuelë: Kosova loboi më shumë për njohje

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 16:25
Ivica Dacic

 

Mund të duket e pazakonshme por në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Serbisë për prezencën e Zëvendës-Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, i cili është duke marrë pjesë në samitin e 17-të të "NAM" në Venezuelë thuhet se Kosova ka bërë më shumë për njohje.

"Kam shfrytëzuar këtë mundësi për tu takuar shumë ministra. Në vitet e kaluara situata ka qenë ndryshe, ishte rasti kur Serbia nuk mund të ishte pjesëmarrëse, sepse përfaqësuesit e Kosovës kishin qenë më të fuqishëm në lobim tek vende si Guyana dhe vendet tjera të Karaibeve" citohet të ketë thënë Dacic.

Organizata e Lëvizjes së të Painkuadruarve ka qenë shumë aktive gjatë kohës së Luftës së Ftohtë ndërsa Jugosllavia ka pasur një rol kyç. Serbia po përpiqet ta rikthejë atë kohë duke u munduar ta pengojë Kosovën me njohje të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat