Mustafa: Çdo Bajram po e kremtojmë në gjendje më të mirë edhe shpirtërore edhe ekonomike

Aktuale

Mustafa: Çdo Bajram po e kremtojmë në gjendje më të mirë edhe shpirtërore edhe ekonomike

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 09:54
Bashkësia Islame e Kosovës

(E plotesuar) - Për dallim nga drejtues të institucioneve të tjera dhe të partive politike, në pritjen e organizuar nga BIK për urimet për Kurban Bajram nuk është shfaqur as presidenti as ndonjë përfaqësues i Presidencës.

Liderë institucionalë e përfaqësues të partive politike kanë uruar sot Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës në pritjen e organizuar nga kjo e fundit me rastin e festës së Kurban Bajramit.Ata janë pritur nga zëvendësi i kryetarit të BIK-së, Reshat Mexhiti.

Kryeministri Isa Mustafa tha se duhet të punohet për të çuar përpara proceset e zhvillimit të vendit ndërsa konsideroi se gjendja në Kosovë po përmirësohet për çdo Bajram.

“Unë jam i lumtur që çdo Bajram po e kremtojmë në një gjendje më të mirë edhe shpirtërore edhe ekonomike dhe dëshiroj që të punojmë bashkërisht që njerëzit të ndihen mirë dhe bashkërisht t’i çojmë proceset përpara”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se duhet më shumë paqe e dashuri në mes vete.

“Shpresoj që nuk duhet ta kujtojmë njëri-tjetrin vetëm në ditë të veçanta si është kjo ditë e Bajramit por ta ndihmojmë e respektojmë njëri-tjetrin çdo ditë dhe ta respektojmë më së shumti identitetin tonë, kombin tonë dhe shtetin tonë”, tha Veseli.

Ndërsa, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj tha se Bajrami është festë që transmeton porosi.

“Kjo festë e jona e ka një porosi të mirë. Porosia është me qenë pranë njëri-tjetrit, pra solidariteti e sakrifica. Populli jonë e ka kultivu sakrificën në të gjithë kohërat, edhe në këtë kohë duhet të jemi afër njëri-tjetrit”, tha Haradinaj.

Bashkësinë Islame dhe besimtarët myslimanë i ka uruar edhe përfaqësuesi i Kishës Katolike, don Lush Gjergji.

“Urojmë nga zemra Bajramin e vogël. Quhet i vogël por e ka një domethënie të madhe sepse flijimi, dhurimi, dashuria për Zotin përforcohet përmes afrimit dhe duhet të jetë më e madhe”, tha ai gjatë vizitës në Bashkësinë Islame.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri tha se gatishmëria për sakrificë është rruga e vetme përpara drejt një shoqërie të barabartë.

“Konsideroj se është e domosdoshme që secili prej nesh ta kuptojmë rëndësinë e bashkëjetesës mes njerëzve të barabartë si bashkëjetesë në mes të njerëzve të cilët e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe bashkërisht si njerëz që ndërtojnë institucione të cilat pastaj kolektivisht ia mbrojnë interesin”, tha Ymeri.

Në vizitë mungoi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. As ai as ndonjë përfaqësues i Presidencës nuk erdhi për urime në BIRK.

Zëvendësi i kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës Reshat Mexhiti tha se nga Presidenca nuk ka pasur asnjë paralajmërim përse nuk kanë ardhur./kallxo.com

Liderët në BIK për festën e Kurban Bajramit 

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, sot ishte për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës vikari gjeneral i Ipeshvisë së Kosovës Don Lush Gjergji.

Don Lush Gjergji me këtë rast tha se me shumë kënaqësi ka ardhur në BIK për të uruar vëllezërit shqiptarë për festën e Bajramit të Vogël.

Ai ka shtuar se gjatë historisë  vendi ka pasur shumë flijime e vuajte, ku ka theksuar se vuajtja pa fe e dashuri është shkatërrimtare dhe e dërmuar.

Në pritjen e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, BIK-un e vizituan edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli,  kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, si dhe Visar Ymeri, Albin Kurti e Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Mesazhet për besimtarët e  fesë islame, ishin që të ndihmojnë njëri- tjetrin edhe në ditë të tjera, e të solidarizohen me njëri tjetrin.

Gjergji: Festat tona të përbashkëta përforcojnë vëllazërinë shqiptare

“Në emër të të gjithë besimtarëve tanë që vëllezërve tanë shqiptar të ia urojmë Bajramin e Vogël apo Kurban Bajramin. Quhet i vogël por e ka një domethënie të madhe sepse flijimi, durimi dashuria për Zotin e cila atëherë përforcohet përmes të afërmeve duhet të jetë më e madhe. .ne kemi pas edhe gjatë historisë shuam flijime, shumë vuajtje shumë mësime, duhet të ia shtojmë tani edhe elementin tjetër që është feja dhe dashuria. Se vuajtja e pa motivuar, pa fe dhe pa dashuri mund të jetë vetëm shkatërrimtare dhe dërmuese. Festat tona të përbashkëta të përbashkëta përforcojnë vëllazërinë tonë gjithë shqiptare dhe na ndihmojnë që si besimtarë të japim kontributin tonë.’, tha Gjergji.

E i pari i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa , veç urimeve që dërgoi për gjithë besimtarët e fesë islame, tha se ndihet i lumtur që çdo Bajram po kremtojnë në një gjendje më të mirë shpirtërore e ekonomike.

Mustafa: Çdo Bajram po e kremtojmë në gjendje më të mirë edhe shpirtërore edhe ekonomike

Image

“Ne festojmë një ditë, që e kujtojmë si ditë sakrificës, vetëmohimit, përkushtimit, solidaritetit për të cilat ne kemi nevojë në Kosovë, dhe gjithë shqiptarët t’i kultivojnë ndërmjet vete dhe me të tjerët. Ne vlerësojmë lartë sjelljet e njerëzve dhe rolin e Bashkësisë Islame...jam i lumtur që çdo Bajram po e kremtojmë në një gjendje më të mirë edhe shpirtërore edhe ekonomike” u shpreh Mustafa.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar qytetarët për shumë për më shumë paqe e dashuri, si dhe të ndihmojnë njëri -tjetrin edhe në ditë tjera  kur nuk ka festa.    

Veseli: Të ndihmojmë njëri tjetrin edhe në ditë tjera

Image

“Më shumë paqe , dashuri mes vete, mirësi dhe shpresoj që nuk do ta kujtojmë njëri tjetrin vetëm në ditë të veçanta siç është kjo ditë e Bajramit por ta kujtojmë dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin çdo ditë, për të qenë afër njëri tjetrit, për ta respektuar njëri tjetrin, në të njëjtën kohë për ta respektuar më së shumti  vetë identitetin tonë, kombin tonë, dhe shtetin tonë. Kjo është një ditë e veçantë.’, tha Veseli.

E kryetari i  Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri tha festat si kjo, tregojnë për gatishmërinë dhe solidaritetin njerëzor, të cilat sipas tij janë rruga e vetme për një shoqëri të barabartë.

Ymeri: Kjo ditë shënon reflektimin dhe parmamendjen e përgjegjësisë karshi të mirës

“Uroj të gjithë besimtareve të besimit islam festën e Kurban Bajramit. Duke kujtuar rëndësinë që këto ditë të shënuara kanë për reflektimin dhe parmamendjen e përgjegjësisë që duhet ta kemi të secili individualisht karshi të mirës së përgjithshme, dhe karshi shoqërisë. Mendoj që kjo ditë e reflekton një ditë të rëndësishme se si gatishmëria për sakrificën dhe solidaritetin njerëzor janë rruga e vetme për një shoqërie të barabartë, e cila është shoqëri që garanton paqe. Dhe në këtë drejtim konsideroj që është e domosdoshme që secili prej nesh individualisht por veçanërisht ne kolektivisht ta kuptojnë rëndësinë e bashkëjetesës si njerëz të barabartë”, tha Ymeri.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kjo festë ka një mesazh të mirë, e ajo është solidariteti dhe sakrifica, ku këtë të fundit sipas tij e ka kultivuar populli shqiptar.

Haradinaj: Kjo festë ka porosinë e mirë

“kjo festë e jona e ka një porosi të mirë, porosia është me qenë afër njëri tjetrit, pra solidaritetin, sakrificën. Populli jonë e ka kultivuar sakrificën në të gjitha kohërat, edhe në këtë kohë duhet të jemi afër njëri tjetrit’, tha Haradinaj.

Për të urime në BIK ishin edhe qytetarë, por nuk erdhi i pari i shtetit të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi.

Reshat Mexhidi, zëvendës i myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, pas pritjes tradicionale që bëri në selinë e BIK-ut për liderët dhe mysafirët tjerë që e uruan për festën e Kurban Bajramit, ka uruar edhe njëherë të gjithë qytetarët e Kosovës, besimtarë të fesë islame.

 Ai deklaroi se sot të gjitha xhamitë në territorin e Kosovës, kanë qenë të mbushura me besimtarë që kanë falur namazin e Kurban Bajramit.

Kryetari Veseli vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).

Kryeparlamentari Veseli u prit nga drejtuesit e BIK-ut, të cilët i uroi për festën e Bajramit dhe nëpërmjet tyre, të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit tonë, urime festa e Kurban Bajramit. Mesazhi sublim i kësaj feste të shenjtë, përfaqëson vlerat për të cilat gjithmonë kemi nevojë, humanizmin, solidaritetin dhe paqen mes njerëzve", theksoi me këtë rast kryeparlamentarit Veseli.

Kryetari Veseli uroi që kjo ditë të sherbejë për të afruar më shumë njerëzit me njëri-tjetrin dhe për të shtuar solidaritetin ndaj njerëzve në nevojë, duke larguar përçarjet dhe urrejtjen.

 

Partia Fjala viziton Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Kurban Bajramit

 

Image

Delegacioni i Partisë FJALA sot në kuadër të festës së Kurban Bajramit, vizitoj Bashkësinë Islame të Kosovës si dhe morri pjesë në manifestimin qëndror të festës së Kurban Bajramit, e cila u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

 

Don Lush Gjergji: Jeta pa fe dhe dashuri mund të jetë shkatërrimtare

Për urime në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, mëngjesin e sotëm ishin edhe përfaqësues të Ipeshkëvisë së Kosovës.

Vikari Gjeneral i Ipeshkëvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji me këtë rast tha se me shumë kënaqësi ka ardhur në BIK për të uruar vëllezërit shqiptarë për festën e Bajramit të vogël.

Ai tha se ky Bajram quhet i vogël por ka domethënien e madhe.

“Ne kemi pasur edhe gjatë historisë shumë flijime edhe shumë mësime dhe duhet të ia shtojmë edhe fenë, se jeta pa fe dhe dashuri mund të jetë shkatërrimtare”, tha Don Lush Gjergji.

Ai tha se festat e përbashkëta e forcojnë gjithë vëllazërinë shqiptare.

 

Image

 

Kryeministri Mustafa i lumtur për festën e Kurban Bajramit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

I shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministrat Avdullah Hoti, Skender Hyseni, Haki Demolli, Arban Abrashi, kryeministri Mustafa u ka përcjell drejtuesve të Bashkësisë Islame urimet më të përzemërta për këtë festë të rëndësishme.
 
"Sot, ne festojmë një ditë që e mendojmë si ditë të sakrificës, si ditë të vetëmohimit, si ditë të përkushtimit, të solidaritetit, e cila përfaqëson vlerat për të cilat kemi nevojë ne në Kosovë dhe të gjithë shqiptarët, që t’i kultivojmë ndërmjet veti, t’i kultivojmë edhe me të tjerët. Ne vlerësojmë lartë sjelljen e njerëzve, vlerësojmë lartë rolin e Bashkësisë Islame në edukimin, por edhe në përkrahjen e të gjitha proceseve progresive të cilat po i zhvillojmë dhe dëshirojmë t’i zhvillojmë në Kosovë. Unë jam i lumtur që çdo Bajram po e kremtojmë në një gjendje më të mirë edhe shpirtërore edhe ekonomike dhe dëshiroj që të punojmë bashkërisht në mënyrë që njerëzit të ndihen mirë, dhe që bashkërisht t’i qojmë këto procese përpara”, tha kryeministri Mustafa, duke iu uruar të gjithë myslimanëve Festën e Kurban Bajramit.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat