Këshilla se si duhet të reagoni në kohë kur ka tërmete

Lajme

Këshilla se si duhet të reagoni në kohë kur ka tërmete

Më: 11 shtator 2016 Në ora: 16:30
Ilustrim

Në Maqedoni, më saktësisht në Shkup sot kanë ndodhur dy tërmete, njëri në mëngjes dhe njëri para disa minutave. Nga tërmeti që ka dridhur Maqedoninë me 5.1 shkallë të Rihterit, është dridhur edhe Kosova.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla se si të mbroheni nga tërmetet.

-Ulu menjëherë poshtë, përpara se vetë tërmeti të të rrëzojë dhe mblidhi gjunjët dhe krahët.

-Mbuloje kokën dhe qafën, edhe të gjithë trupin nëse është e mundur, duke u ulur poshtë një tavoline apo poshtë ndonjë mobilje që nuk mund të rrëzohet mbi ty. Mbahu fort, këshillon noa.al.

-Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilje mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm.

-Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos u vendosni poshtë një dere.

-Kur nisin lëkundjet gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat