Mbahet mesha falënderuese për shenjtërimin e Nënë Terezës

Aktuale

Mbahet mesha falënderuese për shenjtërimin e Nënë Terezës

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 07:28
Kisha Katolike në Kosovë

(E plotesuar)  Javë më parë në Vatikan, u bë shenjtërimi i Nënës Terezë, e në shenjë falënderimi, Kisha Katolike në Prishtinë, gjatë ditës së sotme ka mbajtur meshë falënderuese dhe shugurimin e dy meshtarëve të rinj në Katedralen e Prishtinës.

Në këtë meshë u fol për veprën e Nënë Terezës, e cila u tha se do t’i shërbejë popullit tonë por edhe mbarë botës që të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, tha se Nëna Terezë është shembulli më i mirë për të qenë në shërbim të njerëzimit në nevojë.

Ai ka thënë se nderimi jonë për Nënë Terezë është i shumëfishtë dhe nuk kemi dhurata më të madhe se Nënë Tereza.

Gjergji:Nderimi ynë për Nënën Terezën i shumëfishtë

“Jam këtu bashkë me ju në këtë Kishë që edhe njëherë të falënderojmë Zotin tonë, të gjithë njerëzit, të falënderojmë Kishën tonë për këta dy djemtë që sot do të shugurohen në ditën e falënderimit të Kishës sonë shenjtërimit Nënë Terezës...Nderimi ynë për Nënën Terezën është i shumëfishtë sepse sikur kemi dëshirë të themi, në këto kohë të reja, nuk kemi dhuratë më të madhe se sa Nënë Tereza. Nderimi ndaj Nënën Terezës është nderim qytetarë dhe shoqëror i të gjithë njerëzve vullnet mirë për Kosovën dhe në botë dhe në të gjitha trojet tona shqiptare’, tha Imzot Dodë Gjergji.

Imzot Dodë Gjergji shtoi se nderimet të institucioneve dhe njerëzve, e gëzojnë Kishën dhe besimtarët e saj, pasi që kjo është një dëshmi se populli jonë di të dallojë të mirën brenda vetës dhe të përkulet para veprës së Nënë Terezës.

Gjergji: Njerëzit e dallojnë të mirën brenda vetës

“Kisha dhe besimtarët e saj nuk krenohen me faktin se politika, media, kultura po e nderojnë mirë shenjtërimin, por ne sot e falënderojmë Zotin se bota ka vullnet të mirë për të festuar veprën e njerëzve të mirë. Kurse, nderimet e institucioneve dhe njerëzve na gëzojnë sepse janë dëshmi se populli jonë ka një zemër e cila di të dalloj të mirën brenda vetës së vet dhe të përkulet para saj...Me pak fjalë themi se Nënën Tereza është shembulli më i mirë që ndihmon njeriun e sotëm”, tha ai.

 Në Meshën e falënderimit, u bë edhe rituali i shugurimin të dy meshtarëve të rinj.

Dodë Gjergji: S’kemi dhurata më të madhe se Nënë Tereza

 Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, në Meshën e falënderimit për shenjtërimin e Nënë Terezës, ka thënë se Nëna Tereza është shembulli më i mirë për të qenë në shërbim të njerëzimit në nevojë.

Ai ka thënë se nderimi jonë për Nënë Terezë është i shumëfishtë dhe nuk kemi dhurata më të madhe se Nënë Tereza.

Nderimi ndaj saj është nderim qytetarë dhe shoqëror i të gjithë njerëzve vullnet mirë. Këto mirënjohje janë përsëritje me qindra herë dhe sot përsëriten me miliona herë nga gjitha institucionet e botës. Kisha dhe besimtarët e saj nuk krenohen me faktin se politika, media po e nderojnë por ne falënderojmë Zotin sepse shohim se gjithë bota ka një vullnet të mirë për të vlerësuar një veprim të mirë dhe falënderim dhe popullit tonë sepse ata përkulen para veprës së saj”, tha ai.

Imzot Dodë Gjergji shtoi se Nëna Tereza është shembulli më i mirë për të qenë në shërbim të njerëzimit në nevojë.

“Ndihemi të lumtur që populli jonë ika dhënë botës në grua si Nënë Tereza.

Image

Mesha falënderuese për shenjtërimin e Nënë Terezës 

Meshën e falënderimit për shenjtërimin e Nënë Terezës dhe shugurimin e dy meshtarëve të rinj në Katedralen e Prishtinës të kushtuar Shenjtës Nënë Tereza.

Sot mbahet mesha falënderuese për shenjtërimin e Nënë Terezës

Kisha Katolike në Kosovë organizon sot Meshën e falënderimit për shenjtërimin e Nënë Terezës dhe shugurimin e dy meshtarëve të rinj në Katedralen e Prishtinës të kushtuar Shenjtës Nënë Tereza.

Pas festës së madhe të shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, më 4 shtator nga Papa Françesku.

Mesha do të mbahet ora 11:00, e udhëhequr nga Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat