Mustafa: Është koha të tregojmë talentin në sport

Lajme

Mustafa: Është koha të tregojmë talentin në sport

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 19:51
Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se ka ardhur koha që Kosova ta dëshmojë ndërkombëtarisht talentin që ka në sport, e po ashtu i ka dëshiruar sukses përfaqësueses së Kosovës në futboll, në ndeshjen e parë që do të zhvillojë me Finlandën në kualifikimet për kampionatin botëror në vitin 2018.

Ai po ashtu, në profilin e tij në Facebook shkruan se i ka pëlqyer shumë emri i tifozëve “Dardanët” dhe i ka uruar suksese kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen me Maqedoninë.

“Sonte Kosova e fillon përfaqësimin në garat kualifikuese ndërkombëtare, duke shënuar pavarësinë e futbollit dhe duke realizuar ëndrrën e shumë brezave. Më pëlqeu edhe emri i tifozëve, “Dardanët”. Ky emër më solli në mendje Presidentin Rugova që punoi me durim në mënyrë që të rinjtë të kenë mundësi për suksese në çdo fushë të jetës. Thyerja e izolimit në sport na mori kohë, por edhe kjo, si çdo sfidë e integrimit të vendit u kalua. Do t’i kalojmë edhe sfidat tjera duke përfshirë udhëtimin e lirë.

”Tani është koha që të tregojmë talentin dhe kulturën tonë sportive. Shumë urime djema! Suksese edhe Kombëtares në ndeshjen e sotme”, shkruan Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat